Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin vaksinën e gripit, pasi nga sot në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi falas kundër gripit.

Nga sot, në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, si mbrojtja më e mirë që mund të kemi kundër virozave të stinës, veçanërisht për grupet më të rrezikuara

280,000 doza janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe vaksina ofrohet falas.

Vaksinohuni tani dhe përgatituni për një dimër të shëndetshëm, larg virozave“-shkruan Rama./TopChannel