Në Panairin e Administratës Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi kabinetet stomatologjike të lëvizshme të Klinikës Stomatologjike Universitare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “këto kabinete shërbejnë për kirurgji, ortopedi dhe terapi. Në KSU përgjatë këtyre pesë muajve janë kryer rreth 5040 vizita stomatologjike”.

“Pergjatë tre ditëve të zhvillimit të këtij Panairi, prezantuam krahas funksioneve kryesore të MSHMS edhe punën e stafit të Klinikës Stomatologjike, Urgjencës Kombëtare dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, tha Koçiu.

Koçiu falënderoi stafin e këtyre institucioneve që me përkushtim ofrojnë shërbime çdo ditë për qytetarët./ata