E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Zamira Bolani, këshilluese gjidhënie, apo konsulente laktacioni nga Italia.
Sipas saj, rekomandohet që gjidhënia të vazhdoje deri në moshën 2 vjeçare, por përparësi ka kur mam-beb e vendosin këtë gjë.
”Shkëputja e gjirit mund të quhet si një postpartum i dytë, për shkak të hormoneve që ndryshojnë dhe kalo në një fazë depresive” tha mjekja në studio.
Por cilat janë disa këshilla që u duhen thënë nënave në këto raste? Së pari është shumë e rëndësishme të merremi me atashimin me bebin, pra pas shkëputjes çfarë ndodh me bebin.
Është shumë i rëndësishëm mjeku psikolog dhe sidomos roli i partnerit për gruan.
”Ajo që do rekomandoja në procesin e shkëputjes së gjidhënies është një proces sa më gradual” tha mjekja në studio.
Edhe nëna dhe fëmija duhet të respektojnë gjendjen e tyre emocionale së pari.
E rëndësishme është dhe higjiena e gjumit për bebin pasi pi dhe gjiri duhet të hiqet në mënyrë graduale. Mjekja tha se duhet të kemi një rutinë, kur ha, kur fle, kur pi bebi, në formën e një ditari.
Nëse nënat emocionalisht do të jenë gati që ndërpresin gjidhënien, do të jetë më e thjeshtë për nënën dhe fëmijën, ndërsa nuk duhet harruar që bebi duhet monitoruar në të gjitha sjelljet, pasi çdo beb është i ndryshëm nga tjetri./Shqiptarja