E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Lorena Veizi, mjeke estetiste, e cila foli për rëndësinë e estetikës në imazhin e çdo njeriu në kohën që po jetojmë.
“Sot na intereson shumë pamja, ndaj ka marrë një rëndësi të veçantë sot dukja” tha mjekja në fillim të bisedës, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për organin tonë më të madh në trup, lëkurën.
Sot shumë vajza e kamuflojnë problemin e lëkurës, në vend që ta zgjidhin njëherë e mirë. Çdo make up që përdorim nuk është dhe aq i shëndetshëm dhe cilësor për lëkurën tonë, pasi shitjet e produkteve janë biznes mbi të gjitha.
”Produktet me sulfat, krijojnë rrudhë kur mbahen për një kohë të gjatë në lëkurë, pasi nisin dhe përthithen nga kjo e fundit” shtoi mjekja në studio, duke shtuar se është shumë e rëndësishme larja e lëkurës çdo mbrëmje për ta pastruar nga kremrat e ndryshme që mund të vendosim.
Pas pushimeve, ku kemi qenë të ekspozuar në diell, është koha më e mirë për të bërë një pastrim të mirë të lëkurës, duke e ushqyer dhe përgatitur për fazën e dimrit.
Në fund mjekja tha se është e rëndësishme që kujdesi ndaj lëkurës të jetë çdo ditë, jo vetëm me sezone. /Shqiptarja