OPDAT zhvilloi fundjavën e kaluar një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, bëri të ditur sot se, së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thekson Ambasada e SHBA./ata