Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se objektivat e protestës së sotme janë përmbysja e regjimit të narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve dhe për të rivendosur drejtësinë.

“Njerëzit janë tepër të revoltuar dhe reagimi i tyre është i qartë dhe do të vazhdojë edhe në orët në vijim, pastaj dhe vazhdimisht, deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste”, tha Meta në një prononcim për mediet, gjatë rrugës nga selia e PL drejt bulevardit kryesor përpara Kryeministrisë.

“Objektivat janë përmbysja e regjimit të narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur edhe drejtësinë, aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji, për të vetmen arsye pse kishte denoncuar lidhjet në nivelet më të larta të narkoqeverisë me trafikun e drogës”, theksoi Meta.

Sa i takon pritshmërisë, Meta tha se gjithçka tregon një angazhim qytetar dhe një ndjenjë të fortë të revoltës.

“Besoj se e morët vesh që në Kosovë u rritën pensionet 20 %, gati 60 e ca euro – 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lekë të vjetra”, tha Meta./ata