Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka organizuar trajnimin “Peizazhi Kulturor në Malësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës”. Sipas IKTK, ky trajnim hap një platformë për diskutime të rëndësishme mbi peizazhin kulturor dhe qasjet bashkëkohore për ruajtjen dhe menaxhimin e tij.
Një nga pikat kryesore të këtij trajnimi ishte përdorimi i rilevimit ortografik me dron. Rilevimi ortografik me dron është një metodë që shfrytëzon dronët për të kryer skanime ajrore dhe fotografi me saktësi të lartë, duke krijuar harta dhe modele tredimensionale të sipërfaqes. Kjo teknikë është thelbësore në arkitekturë, arkeologji, ndërtim, si dhe në menaxhimin e peizazheve kulturore, pasi lejon studimin e detajuar të terrenit dhe monumenteve historike.
Ndër përfitimet e rilevimit ortografik me dron është saktësia e lartë, efikasiteti në kohë, përgjegjshmëria ndaj mjedisit si dhe aksesi në zona të vështira./ata