Ka ndërruar jetë palestinezi Ziyad Abu Helil, shtëpia e të cilit u bastis dhe u rrah nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite bastisi qytezën Dura në qytetin e Khalilit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar.

66-vjeçari palestinez Ziyad Abu Helil, shtëpia e të cilit u bastis në Dura, u rrah rëndë nga ushtarët izraelitë.

Abu Helili ndërroi jetë si pasojë e goditjeve që mori. Lajmi për vdekjen e Abu Helilit, personit të njohur në Khalil, shkaktoi zemërim te banorët e rajonit.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor.

Të paktën 742 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023./aa