Regjimi i Bashar al-Assadit pretendon se Izraeli ka kryer sulm ndaj qytetit Homs në pjesën qendrore të Sirisë.
Siç raporton agjencia e lajmeve të regjimit SANA, në pjesën qendrore të Sirisë janë dëgjuar shpërthime.
"Sistemet tona të mbrojtjes ajrore i janë kundërvënë raketave të armikut", thuhet në lajm.
Gjithashtu edhe në llogaritë e medias sociale të afërta me regjimin e Sirisë u theksua se shpërthimet janë dëgjuar në qytetin Homs të Sirisë.
Në anën tjetër nga ana e Izraelit nuk është dhënë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.
Që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli kryen herë pas here sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane./aa