Të paktën 7 persona janë plagosur si pasojë e raketave të lëshuara nga jugu i Libanit drejt qyteteve Haifa dhe Tiberias në veri të Izraelit.

Në lajmin e transmetuar nga televizioni shtetëror izraelit KAN, nga shërbimi izraelit i ndihmës emergjente "Ylli i Kuq i Davidit" thuhet se 6 persona janë plagosur si pasojë e rënies së raketave në zonën Carmel dhe zonat e gjirit të Haifas.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin "Rambam" të qytetit. Raportohet se një person është plagosur si pasojë e rënies së një rakete në qytetin Tiberias në veri të Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi se për herë të parë që nga fillimi i konfliktit me Hezbollahun më 8 tetor 2023, 15 raketa u lëshuan nga jugu i Libanit drejt zonave Carmel dhe gjirit të Haifas.

Hezbollahu ka kryer shumë herë sulme me raketa në zonat përreth Haifas, por kjo është hera e parë që qendra e qytetit vihet në shënjestër./aa