Protesta e opozitës mbaroi, por shkaktoi në kryeqytet dëme dhe papastërti të mëdha. Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme protestuesit lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund.

Menjëherë pas largimit të protestuesve të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas./ata