Partia Demokratike, ka njoftuar sot, se konferenca e kryetarit Sali Berisha është ndërprerë në mënyrë të qëllimshme.

Sipas PD,  kryetari i Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.

Ndërsa ka lexuar deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur interesit të medias në lidhje me qëndrimet e tij për protestën dhe se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme, një defekt i qëllimshëm teknik e ndërpreu në mënyrë të papritur konferencën.

Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha./SyriNet