Deputetët e opozitës edhe pas mbylljes së seancës plenare, i kanë bërë pritë përfaqësuesve të qeverisë dhe parlamentit në oborrin e Kuvendit.

Kjo pasi ministri Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Gnec Gjonçaj u goditën me vezë nga deputetë të opozitës.

Sa i përket protestës në seancën plenare, gjithçka dukej se ka qenë e mirëmenduar nga ana e deputetit të PD-së, Dashnor Sula.

Ky i fundit pasi është veshur me një veshje të veçantë, plot simbolikë, teksa në Kuvend fliste Nikolla, hidhte ‘euro’ false shuk drejt foltores, për të ‘përshëndetur’ kështu ministrat.

Ndërkaq, protesta ka vijuar me deputetin tjetër demokrat, Edi Paloka i cili pas fjalimit në foltore, i vuri flakën Rregullores së Kuvendit.

Ndërkaq, mazhoranca vijoi me miratimin e projektligjeve të qeverisë, duke rrëzuar amendamentet e Lulzim Bashës.