Bashkimi Evropian (BE) zgjati deri më 31 tetor 2025 afatin e sanksioneve kundër organizatave terroriste DEASH dhe Al-Kaeda si dhe individëve, grupeve dhe institucioneve të lidhura me këto organizata.
Në deklaratën me shkrim nga Këshilli i Evropës thuhet se nga vendimi i marrë janë prekur 15 individë dhe 6 grupe që ndodhen aktualisht në listën e sanksioneve.
"Afati i sanksioneve kundër organizatave terroriste DEASH dhe Al-Kaeda si dhe individëve, grupeve dhe institucioneve të lidhura me këto organizata është zgjatur deri më 31 tetor 2025. BE-ja vazhdon vendosmërinë për të kaluar në veprim kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", thuhet në deklaratë.
Sanksionet e BE-së përfshijnë ngrirjen e aseteve të individëve dhe organizatave në 27 vende anëtare që janë të përfshira në listë, ndalesën e sigurimit të burimit ekonomik në mënyrë direkte ose indirekte për ta dhe ndalimin e udhëtimit në BE për personat fizikë në listë.
BE-ja zbaton sanksione ndaj DEASH-it dhe Al-Kaedës si dhe individëve, grupeve dhe institucioneve të lidhura me këto organizata, që nga viti 2016./aa