Nga Libani drejt rajonit të Tel Avivit në pjesën qendrore të Izraelit janë lëshuar 5 raketa, ku disa kanë rënë në tokë të hapur dhe të tjerat u neutralizuan.
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se 5 raketa u zbuluan se janë lëshuar nga Libani pasi sirenat paralajmëruese u dëgjuan në shumë pjesë të Tel Avivit.
Në deklaratë thuhet se disa prej raketave janë neutralizuar ndërsa një pjesë kanë rënë në tokë të hapur.
Gazeta "Yedioth Ahronot" raportoi se copëzat e raketave të neutralizuara shkaktuan zjarr në një varrezë në qytezën Petah Tikva.
Ky është sulmi i tretë me raketa ndaj pjesës qendrore të Izraelit që nga mëngjesi i së hënës./aa