Të paktën 15 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj shtëpisë së familjes Nofal në zonën Tel al-Sultan në perëndim të qytetit Rafah.

Në sulm humbën jetën të paktën 15 persona ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Zyrtarët e spitalit Kuvajtian në qytetin Rafah thanë se në spital janë sjellë trupat e 15 personave që humbën jetën në sulm./aa