Ndihmat e Shqipërisë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në Bosnjë-Hercegovinë kanë mbërritur në këtë vend për të lehtësuar sadopak vështirësitë e krijuara.

Ndihmat nga Shqipëria janë nisur në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, informoi sot Agjencia për Media dhe Informim.

Këto ndihma, të koordinuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përbëjnë një dëshmi të solidaritetit dhe përkushtimit të Shqipërisë për të qenë pranë partnerëve në kohë krizash.

Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë dërguar furnizime emergjente dhe kanë vendosur ekipe kërkim-shpëtimi në Bosnjë Hercegovinë pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Mbështetja emergjente është siguruar nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve të emergjencës.

Shqipëria, Turqia, Hungaria, Mali i Zi dhe Rumania kanë dërguar komplete strehimi ndërsa Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia kanë dislokuar tashmë ekipe të kërkim-shpëtimit.

Fshati malor Jabllanicë, afërsisht 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit, ishte më i prekuri./ata