Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe kryetarët e bashkive të qarkut Gjirokastër zhvilluan me fermerë të zonës një takim informues për Skemën Kombëtare të Investimeve 2024.
Denaj u ndal në masat e mbështetjes, sektorët dhe kriteret që duhet të plotësojnë fermerët apo subjektet, për të përfituar financim grant për investimet që do ndërmarrin në
ndërtimin e serrave të reja, instalimin e rrjetave antibreshër, ndërtimit e stallave, mekanizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe rrjetave të peshkimit për akuakulturë.
“Skema Kombëtare e Investimeve mbështet të gjithë fermerët e blegtorët të prodhojnë më shumë, por dhe që fuqizojnë vlerën e produktit e të mundit të tyre”, tha ajo.
Ministrja Kumbaro vuri në dukje se, e gjithë zona që përfshin qarkun Gjirokastër ka potenciale shumë të mëdha të zhvillimit të bujqësisë, klimë të favorshme e cilësi të produkteve.
“Mbi 70 oferta agroturistike tregojnë kërkesën në rritje për produktin vendas, i cili gjeneron një ekonomi zinxhir që garanton prodhues, blerës dhe turistë të kënaqur”, tha Kumbaro./ata