Në një kohë kur pjesën më të madhe të ditës sonë e kalojmë përpara ekraneve të pajisjeve tona digjitale, qoftë të rinj apo të vjetër në moshë, ekziston rreziku i krijimit të “demencës digjitale”.
Eksperti, psikologu social Jonathan Haidt paralajmëron se kjo demencë kërcënon të gjitha moshat, veçanërisht fëmijët.
Mund të mos jetë një diagnozë zyrtare, por simptomat e saj të kujtojnë shenjat e Alzheimerit.
Por cilat janë simptomat e saj?
Haidt liston:
- rënien e aftësisë për t’u përqendruar
- izolimi social
- mungesa e motivimit
- çrregullimet e kujtesës
- zemërim pa ndonjë arsye të dukshme
- ankth
- depresion
- vonesë zhvillimi
Si ta mbrojmë veten?
Reduktimi i kohës mbi pajisjet digjitale është hapi i parë që duhet ndërmarrë nga të gjithë ne. Duhet të kanalizojmë veten në aktivitete që ushtrojnë trupin dhe mendjen tonë, si për shembull, leximi i librave, lojërave dhe enigmave.
“Për fëmijët loja është vendimtare. Kështu, sytë dhe mendjet e tyre punojnë në botën tredimensionale, atyre u kërkohet të lexojnë gjuhën e trupit dhe shenja të tjera sociale dhe truri i tyre është i mbushur me stimuj fizikë, jo vetëm vizualë”, shprehet psikologu Haidt./GazetaShqiptare