Rita Ora dukej e mahnitshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të gjatë teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje.

 

Fustani i zi i tejdukshëm, ishte krijuar i tillë që t’i nxirrte në pah format e saj trupore. Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

 

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë, së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar.

Asaj iu bashkua edhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.