Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi bisedë telefonike me homologun japonez, Gen Nakatani.

Në njoftimin nga Pengatoni thuhet se në bisedë Austin ka përgëzuar Nakatani-n për detyrën e re, në një periudhë kur marrëdhëniet mes dy vendeve kanë shënuar progres historik.

Palët shprehën vendosmërinë e tyre për të modernizuar komandën dhe kontrollin e aleancës SHBA-Japoni.

Austin dhe Nakatani theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të mbrojtjes me partnerët rajonalë për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Sekretari amerikan tha se shpreson që të takohet së shpejti ballë për ballë me homologun e tij japonez./aa