Të paktën 21 persona u mbytën pasi dy varka të paregjistruara pasagjerësh u përmbysën pas përplasjes në shtetin Lagos të Nigerisë.

Policia konfirmoi incidentin që ndodhi në qytetin Imore në zonën e qeverisjes lokale Amuwo-Odofin.

Varkat, secila me 16 pasagjerë, u përmbysën në mes të një lagune.

Zëdhënësi i policisë së shtetit të Lagos, Benjamin Hundeyin, tha se në incidentin që ndodhi të hënën gjithashtu u lënduan 11 pasagjerë dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin Detar në Navy Town, Alakija.

Ekipet e policisë, urgjencës dhe zhytësit lokalë u mobilizuan me shpejtësi në vendngjarje.

Hundeyin konfirmoi se po bëhen përpjekje për të gjetur trupat e atyre që u mbytën, duke shtuar se po kryhet një hetim mbi incidentin.

Javën e kaluar, 48 njerëz vdiqën dhe rreth 150 të tjerë u zhdukën kur një varkë u përmbys në shtetin Kebbi. Varka mbante rreth 300 pasagjerë./aa