Burime bëjnë me dije se Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e seancës për ditë tjetër, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

Ditën e nesërme Tiranën do e vizitojë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare.

Sakaq, për ditën e nesërme ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që po tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara. 

ipas njoftimit të Kuvendit thjesht thuhet shtyrja e seancës për datën 17 tetor.

'Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.'

 Ndërkohë disa prej deputetëve të mazhorancës, së bashku me kryeministrin dhe ministrat do të jenë në pritjen e presidentit turk Erdogan. /Shqiptarja