Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Stamboll, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë festive të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.
“Kënaqësi të ndaja me bashkëatdhetarët tanë në Stamboll urimet më të përzemërta për këtë ngjarje të shënuar për mbarë kombin shqiptar”, u shpreh Meta në një reagim në rrjetet sociale
“Kosova, si shtet i lirë dhe i pavarur, jo vetëm ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë, por është një shembull i suksesshëm për demokracinë funksionale dhe zgjedhjet e lira”, nënvizoi Meta.
Gjatë vizitës në Turqi, Meta gjithashtu u takua me Kryebashkiakun e Maltepes në Stamboll, Ali Kılıç.
Meta u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se Kılıç është një kontribuues i palodhur i miqësisë midis dy popujve tanë./ata