Zv/kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me përfaqësues nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Bislimi dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Kosovaro-Turke biseduan rreth bashkëpunimit të Kosovës dhe Türkiyes në rrafshin ekonomik, rritjen e investimeve të kompanive turke në Kosovë, si dhe rritjen e eksporteve të Kosovës në Türkiye.
Në takim gjithashtu u trajtua zhvillimi i dyanshëm i turizmit dhe angazhimi i Odës Tregtare Kosovaro-Turke në ngjarje të cilat kanë për qëllimin promovimin e shtetit të Kosovës dhe krijimin e urave të bashkëpunimit për bizneset e Türkiyes dhe Kosovës.
Zv/kryeministri Bislimi theksoi se qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në rritjen e mundësive investuese për kompani të huaja në Kosovë dhe për lehtësimin e bashkëpunimit, në dritën e punës që po zhvillohet mbi Agjencinë e Investimeve dhe Eksporteve që do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, por edhe atasheve ekonomik të Kosovës në kryeqendrat kryesore anembanë botës./aa