Bankat tregtare rritën kreditimin ndaj biznesit, deri në fund të muajit gusht, ku kërkesa më e lartë u ndje në segmentin e ndërmarrjeve të mesme.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kredia për këto ndërmarrje arriti vlerën 188 miliardë lekë, në fund të gushtit me një rritje prej 1.3 % krahasuar me një muaj më parë, ku totali i kredisë preku shifrën e 185 miliardë lekëve.
Në totalin e kredisë për bizneset e mesme vend të konsiderueshëm zuri kreditimi i sipërmarrjeve në sektorin e tregtisë dhe shërbimit me mbi 12 miliardë lekë në gusht ose një rritje vjetore prej 14.4%.
Sipas BSH-së, kreditë për biznesin e vogël janë rritur me 2.5%, ndërsa ato për biznesin e mesëm me 0.7%.
Ndërsa kredia drejt sektorit privat gjatë muajit gushtit shënoi 33 miliardë lekë, me rritje 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku fiksohej pranë nivelit 21 miliardë lekë.
Bizneset e vogla dhe të mesme përbëjnë 99.8% të ndërmarrjeve aktive dhe kanë gjithashtu rreth 82.1% të të punësuarve në vend./ata