Të paktën 5 persona humbën jetën, 9 të tjerë u plagosën dhe një anije kontejnerësh në port u dëmtua në sulmin që ushtria ruse kreu gjatë natës në një port në qytetit Odesa të Ukrainës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha në një postim nga llogaria e tij X, tha se ushtria ruse gjatë natës kreu sulm raketor ndaj një porti në qytetin Odesa të Ukrainës.
"Raketat goditën një anije civile në port. Në sulm humbën jetën 5 persona ndërsa 9 të tjerë u plagosën", tha Sybiha.
Në mesazhin e tij, Sybiha kërkoi që të gjithë shtetet të dënojnë sulmet e Rusisë dhe të kalojnë në veprim për të garantuar sigurinë ushqimore globale.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Rindërtimin e Ukrainës dhe njëherësh ministër për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve, Oleksiy Kuleba në një deklaratë në kanalin Telegram vuri në dukje se në sulmin me raketa në Odesa u dëmtua anija e kontejnerëve "Shui Spirit" me flamur të Panamasë.
"Kjo është anija e tretë e huaj që Rusia ka sulmuar brenda katër ditëve të fundit", tha Kuleba./aa