Në rajonin Canary Wharf, i cili ndodhet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, dhe është një nga dy qendrat më të mëdha financiare të vendit, është hapur një instalacion i quajtur "oazë ujore".

Ekspozita, e cila përfshin ishuj lundrues të pajisur me bimë dhe skulptura të figurave njerëzore për të rritur biodiversitetin, mund të vizitohet pa pagesë.

Kjo ekspozitë tërheq vëmendjen e turistëve të huaj por edhe atyre vendas./aa