Kryeqyteti i Senegalit, Dakar, një nga kryeqytetet kryesore të artit në kontinentin afrikan, gjithashtu zë një vend të rëndësishëm për sa i përket artit të rrugës.

Lagjja Medina në Dakar spikat në mesin e lagjeve tjera si një muze i hapur në vitet e fundit, ku artistë ndërkombëtarë dhe talente vendase bashkohen me punën e tyre.

Duke përdorur artin e grafitit si formë shprehjeje, artistët e rinj shprehin me vizatimet e tyre padrejtësitë, çështjet politike dhe problemet sociale në shoqëri.

Muralet zakonisht mbulojnë tema të tilla si drejtësia sociale, pabarazitë sociale, identiteti kulturor dhe diaspora afrikane, ndërsa theksojnë tema të rëndësishme si fuqizimi i grave dhe ruajtja e traditave lokale.

Përveç në lagjen Medina, është e mundur të shihen murale në mënyrë të përhapur edhe në lagjet si Ouakam dhe Yoff./aa