Ky është vendi ku Policia e Tiranës prej mbrëmjes së kaluar ka mësyrë në një operacion antidrogë, ku më pas ka zbuluar dhe një laborator për kultivimin e kanabisit.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për një magazinë shtetërore të para viteve ’90, të përshtatur si laborator dhe magazinë që ruhej me roje.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 7 persona, mes tyre edhe rojet. Operacioni është ende në vijim, teksa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar./BalkanWeb