Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet për takime zyrtare në Shqipëri, ka marrë pjesë në drekën e shtruar në nder të tij nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dreka u mbajt në Pallatin e Brigadave me dyer të mbyllura për median.

Në drekën e shtruar nga kryeministri shqiptar morën pjesë delegacionet e të dy vendeve./aa