Publicisti Arben Kondi, autor i mbi 30 librave, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, tha se shqiptarët e Çamërisë kanë të drejtë të rikthehen në vatrat e tyre, por kjo e drejtë u mohohet nga shteti grek.

Kondi tha se shteti shqiptar nuk duhet të ketë një pozicion inferior kundrejt atij grek lidhur me çështjen e Çamërisë.

Ai tha se kudo ku janë shqiptarët kanë një dhimbje për Çamërinë, e cila ëhstë një plagë që rrjedh gjak.

“Çamët nuk kërkojnë luftë, nuk kërkojnë ndryshim kufinjsh, por kërkojnë të kthehen në vatrat e tyre”, tha Kondi.

Ai u shpreh se sot në Çamëri të gjithë camërit ortodoksë, që janë vëllezërit tanë, flasin shqip, por kjo ndodh brenda familjes, brenda fisit, por jo në institucionet shtetërore.

Në 80 vjetorin e gjenocidit grek mbi Çamërinë, Kondi tha se dy qeveritë e dy vendeve shqiptare dhe greke duhet të ulen në tavolinë, të nisin diskutimet dhe të gjejnë një zgjidhje./Shqiptarja