Në Gjermani u zhvillua konferenca e 9-të ministeriale për Forumin “Pyjet e Evropës”, në të cilin Shqipëria u përfaqësua me të drejta të plota, duke prezantuar edhe nismën kombëtare të Vitit të Pyjeve 2024.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur sot se qëllimi i kësaj konference ishte marrja e vendimeve për të forcuar bashkëpunimin e ardhshëm për Pyjet e Evropës.
Po ashtu, në fokus të konferencës ishte edhe hedhja e themeleve për krijimin e një strukture të koordinuar evropiane për mbrojtjen e pyjeve nga rreziqet.
I pranishëm në këtë konferencë ishte drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala.
Në këtë konferencë u nënshkruan dy dokumente me rëndësi për vizionin e pyjeve në Evropë, nga 35 vendet pjesëmarrëse. Këto dokumente përfaqësojnë vazhdimësinë e procesit të politikave për të forcuar Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në mbarë Evropën./ata