Norma e interesit për kreditë konsumatore ka pësuar rënie me bazë vjetore në fund të muajit korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredisë konsumatore në lek, zbriti në nivelin 9.36% në fund të korrikut, kundrejt nivelit 9.66% që ishte në korrik të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë vëren se, lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe rënia e interesit mesatar të huasë, ka rritur portofolin e kredisë konsumatore për vitin 2024.

Bankat tregtare dhanë deri në fund të muajit gusht 2024, rreth 30.5 miliardë lekë kredi konsumatore, vlerë kjo 23% më e lartë se në tetëmujorin 2023.

Kredia konsumatore po përqendrohet më shumë në monedhën vendase ku zë gati 90% të në lekë./ata