Pallati i sportit në Krutje, Lushnjë pas rikonstruksionit të kryer nga bashkia ka pësuar transformim.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje si ishte dhe si janë pas rikonstruksionit ambientet e tij.
“Transformimi i Pallatit të Sportit në Krutje, Lushnjë, në funksion të sportistëve profesionistë, por dhe dashamirësve të tjerë”, tha Rama.
Rikonstruksioni i pallatit të sportit përfshiu izolimin e tarracës, lyerjen e të gjitha ambienteve, ndërhyrjen në dhomat e zhveshjes, tek fasada etj.
Tashmë sportet e lojërave me dorë në Lushnjë kanë “shtëpinë” e tyre./ata