Bashkëpunimi ndërqeveritar mes Shqipërisë e Francës ngjitet në një nivel të ri. Sipas një njoftimi të dalë nga ministria jonë e ekonomisë “Në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë, Financës dhe Industrisë së Francës, u zhvillua takimi përgatitor i parë i Këshillit të Inovacionit France-Shqipëri. Ky takim u realizua në kuadër të Marrëveshjes ndërqeveritare G2G midis Shqipërisë dhe Francës, të nënshkruar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja dhe Jean Noël, Ministri i Deleguar për Evropën në Francë’.
Sipas njoftimit zyrtar qëllimi i marrëveshjes ndërqeveritare është forcimi i lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe zbatimi i projekteve strategjike për zhvillim profesional dhe teknologjik, duke përgatitur Shqipërinë për anëtarësimin në BE.
Gjatë takimit, është diskutuar edhe për realizimin e një konference të madhe nga Banka Publike e Investimeve të Francës në Tiranë si dhe është rënë dakord mes palëve për mbajtjen e Këshillit të parë të Inovacionit France-Shqipëri në kryeqytetin shqiptar në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas njoftimit ministra jonë e ekonomisë shpreson në rritjen e shpejtë të bashkëpunimit, me synim që të çojë përpara projektet e ndryshme midis dy vendeve./Scan