Administrata tatimore do të fokusohet më shumë në i identifikimi e mosdeklarimit në lidhje me juridiksionet offshore të kompanive që hapin llogari bankare jashtë vendit,   bazuar në të dhënat e mbledhura Shkëmbimi Automatik i informacionit (AEoI) sipas kuadrit të Standardit të Raportimit të Përbashkët (CRS).

Për këtë arsye, synohet bërja efektive në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të strukturës përgjegjëse për Standardin e Raportimit të Përbashkët (CRS) dhe trajnimi i stafit, me qëllim zbatimin e këtij projekti.

Po ashtu, administrata tatimore do të kryejë Analiza periodike mbi rastet e evazionit tatimor në lidhje me juridiksionet offshore dhe do të zbatojë rregulloren e brendshme që përcakton mënyrën e rrjedhjes së informacionit në DPT si dhe monitorimin e bankave mbi zbatimin e verifikimit të duhur.

Në 3 vitet e ardhshme synohet gjithashtu rishikimi i marrëveshjes dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional (FIU) lidhur me monitorimin e bankave si subjekte raportuese dhe rekomandimet e MONEYVAL.

Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, autoritet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit (AEOI). Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh të dhënat nga institucionet financiare dhe e shkëmben atë automatikisht me 130 vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes. Mosdorëzimi në afat i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar apo me pasaktësi, ndëshkohet me 10 mijë lekë gjobë./Scan