Hotelet dhe resortet, kryesisht në jug të vendit  te cilat po përgatiten të mbyllin sezonin veror krijuan një hendek të madh për sa i përket migrimit të punonjësve nga kryeqyteti në jug.

Përgjatë muajve të verës bizneset e bareve dhe restoranteve në tiranë, duket se patën vështirësi në gjetjen e punonjësve për shkak të migrimit duke bërë që në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhë Aftësive të kishte një sërë ofertash punësimi për pozicione si kamerier, banakier dhe kuzhunjer.

Ndërkohë duket se tani tregu po pëson një normalizim për sa i përket ofertave të punësimit në kryeqytetin e vendit.

Momenatlisht sipas asaj që raporton kjo faqe në kryeqytetin e vendit kërkohën 154 kamerier, 60 banakier dhe 40 kuzhinier, ndërsa përgjatë muajve të verës kishte rreth 20% më shumë oferta punësimi për këto kategori.

Ndonëse duken shifra shumë të ulëta, ofertat e punësimit më së shumti postohen nëpër rrjete sociale ku në një ditë kryhen mesatarisht rreth 100 postime për oferta punësimi të cilat kryesisht ndodhen në Tiranë. Momentalisht sipas Agjencisë Kombëtare të punësimit dhe Aftësive në të gjithë vendin numërohen rreth 5200 oferta punësimi në të gjithë Shiqpërinë./Tema