Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi për ecuri pozitive në mbledhjen e të ardhurave falë mirëadministrimit tatimor.
Sipas DPT-së, gjatë 9-mujorit të këtij viti të ardhurat u realizuan në masën 30.4 miliardë lekë, një rritje prej 15.1 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me rritje 33.1% krahasuar me 9 mujorin e vitit 2022 .
DPT bën të ditur se, shtatori shënoi gjithashtu një rritje prej 10% të të ardhurave krahasuar me shtatorin e vitit 2023.
“Të ardhurat për muajin shtator 2024, u realizuan 7.5 miliardë lekë më shumë, ose me rritje 28.6% krahasuar me shtator 2022 dhe 10.3 miliardë lekë më shumë, me rritje 43.7% se në shtator 2021”, njoftoi DPT-ja./ata