Kryeministri Edi Rama i konsideroi mbresëlënëse investimet hungareze në Shqipëri, të cilat sipas tij, kapin shifrën e 350 milionë eurove.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orban, Rama theksoi se temë e bisedimeve dypalëshe ishte zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh.
“Në fakt nuk është bashkëpunim në vetvete, por është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh dhe ne nga ana jonë po mësojmë sa më shumë që të jetë e mundur prej tyre”, shtoi Rama.
Duke u ndalur te investimet, Rama tha se ndihet i inkurajuar nga fakti që kompanitë dhe shoqëritë tregtare hungareze po investojnë në Shqipëri.
“Gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi, pra bëhet fjalë për rreth 350 milionë euro, që është një shifër vërtet domethënëse për ekonominë tonë dhe është vërtetë mbresëlënës sa i përket performancës së një shteti si Hungaria, gjë që nuk e pret që ta kesh në vendin tënd, pra investime të huaja”, theksoi Rama./ata