Nga Maliq Hasa
Pasi Shqipëria doli nga komunizmi dhe kryerja e adhurimeve fetare për cilindo besim në vend u la e lirë, qindra mijëra misionarë nga vendet perëndimore iu vërsulën Shqipërisë për të zhvilluar aktivitete thirrëse në fenë apo sektet e tyre.
Dhjetëra lloje kishash dhe përfaqësues të feve të ndryshme zbarkuan në Shqipëri edhe pse në historinë e këtij vendi nuk kishin ithtarë të tyre.
Sot pas 34 vitesh Shqipëria është kthyer në një lëmsh të vërtetë. Në cepet e rrugëve dalin djem të rinj që e flasin shqipen pastër dhe bëjnë thirrje në një besim ku në shumicën e rasteve përfundon me vetëvrasje. Në shumë kisha apo qendra, emrat e të cilave as që ua dimë, bëhen thirrje nga më të ndryshmet duke përfshirë edhe ato raciste dhe anti-kombëtare...
Por çfarë bëjnë muslimanët të cilët defacto janë shumicë, ndërsa bazuar në statistika që nuk pasqyrojnë realitetin dhe që janë modifikuar me qëllim që t’iu shërbejnë të huajve, përbëjnë gjysmën e popullsisë sot? Na bëhet vazhdimisht thirrje për tolerancë, kërcënohemi se mos ndoshta do të kundërshtojmë fuqitë e lartpërmendura dhe e thënë ndryshe vihemi në gjumë me anë të organizatave okulte dhe terroriste ashtu si FETO. Organizata FETO në Shqipëri, me ndihmën dhe mbështetjen e fuqive më superiore se vetë ajo, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka nxjerrë plotësisht nga shinat dhe nga themelet shkollat fetare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Ndërsa ato pak nxënës e studentë që frekuentojnë këta shkolla i ka shndërruar në skllevër të fuqive tashmë të njohura. Skllevër të asaj natyre që mund të pranojnë të bëhen çfarëdolloj gjëje tjetër, përpos të qenurit besimtarë muslimanë. Gjë kjo që realisht është e pamundur për ta...
Ne muslimanët e këtij vendi jemi kështu të copëtuar fizikisht, mirëpo të fortë në zemër dhe me një besim të palëkundur. Pasi feja jonë na mëson se vetë ajo nuk është dhunë, por paqe... Na mëson gjithashtu se nuk ka imponim në fe dhe shumëçka veti të tjera fisnike që askush nga këta gojëpalarët që na mbajnë në gojë sot nuk i dinë dhe nuk i kanë. Nga ana tjetër ëndërrojmë prej vitesh të kemi edhe ne një xhami të madhe, simbol i fesë islame dhe muslimanëve në Shqipëri, e cila megjithëse nuk mund të mbajë njëkohësisht nën çati të gjithë muslimanët njëherësh, pasi për hir të vërtetës numri i muslimanëve nga rrënjët familjare, ashtu edhe i atyre që çdo ditë sa vijnë e pranojnë e më shumë këtë fe të pastër dhe unike, të paktën të jetë një simbol kryesor ashtu sikurse e kanë edhe ‘ata’ pakicat fetare ne Shqipëri.
Ne si muslimanë jemi durimtarë, dimë të jemi durimtarë dhe dimë po ashtu të shprehim falënderimet në momentin kur pranohen duatë tona. Dhe si rezultat i këtyre duave dhe përpjekjeve që tashmë i kanë kaluar 3 dekada, më në fund ia arritëm ditës që të kemi një xhami simbolike dhe të denjë për atë që jemi. Por ndërkohë kur kjo ngjarje pa dyshim është një bajram për çdo familje muslimane, madje edhe për këdo që simpatizon muslimanët dhe ka respekt për ta, ashtu siç i cilësojmë ne festat tona fetare, dhe si rrjedhojë duhet të jetë shkak gëzimi e emocioni i pamatë, nuk arrijmë ta shijojmë këtë për shkak të broçkullave që burojnë pa reshtur nga llafazanë, persona të shitur ndaj sa e sa fuqive njëherësh, anti-kombëtarë, islamofobë, turkofobë etj.
Të gjithë këta dhe shumë të tjerë shokë të tyre, në dukje apo jo, janë bërë më njësh në një anë sot dhe vjellin vrer ndaj çdo detaji të asaj ngjarjeje të shumëpritur që ndodhi pardje pikërisht këtu në Tiranë, në Xhaminë e Madhe të Namazgjasë. Ajo që të habit më shumë se sa deklaratat besëtyte dhe të pabaza të kësaj kategorie është fakti se këta mbështeten plotësisht nga ata që 7/24 vazhdojnë të japin leksione duke pasur si kryefjalë të tyre tolerancën apo dialogun ndërfetar. Po të njëjtët janë këta ata përsona që mundësojnë vazhdimësinë e ekzistencës së ithtarëve besnikë të FETO-s në Shqipëri.
Por edhe ata kanë të drejtë…
Para, gjatë dhe pas ceremonisë së inaugurimit ekranet e televizioneve shqiptare, shumica e të cilëve dihet se kujt i përkasin dhe se cilës apo cilave ideologji iu shërbejnë, u mbushën plot me servilë, përkrahës të shteteve armike ndaj Shqipërisë, me natyrë e veprimtari islamofobe dhe turkofobe.
Por medalja ka gjithmonë dhe anën tjetër dhe sipas kësaj ane këta ditë mund të konsiderohen dhe historike. Pse? Sepse kur shikon në sy këta njerëz që sa për syefaqësi promovojnë tolerancën fetare, këta ditë nuk bëjnë gjë tjetër veçse të sulmojnë Islamin, Turqinë dhe presidentin e këtij vendi, Recep Tayyip Erdoğan, dashje pa dashje mendon kështu: Falënderimet i përkasin Zotit të Botëve që i demaskon kaq hapur këta hipokritë...
Por, edhe pse na sulmojnë kaq shumë duhet të dimë që edhe ata njerëz janë…
Edhe pse ata e komentojnë dhe përdorin tolerancën fetare vetëm sipas interesave apo grupimeve të tyre unë do të preferoj të jem përseri tolerant me ta sepse nuk kanë gjë në dorë…
Edhe pse të paktë në numër dikush e bën edhe nga mungesa e dërrasave…
Dikush tjetër e bën për presion duke menduar që në fund të këtij presioni do ta ushqejë edhe Turqia, duke u bashkërenduar me disa shtete të tjerë syresh...
Dikush tjetër e bën sepse kështu e ka urdhëruar pronari i tij…
Dikush tjetër e bën me urdhër të atyre që i ka hipotekuar zemrën dhe mendjen…
Dikush e bën nga smira, e dikush tjetër e bën nga inati…
Kështu zgjatet e zgjatet lista me këta që ‘kanë të drejtë’…
Ehhh po kanë të drejtë sepse këta nuk e durojnë dot praninë e Erdoğan-it në Ankara, e jo më në Tiranë…
Më shumë se këto kategori në fakt edhe ata pseudo ‘muslimanët’ që lehin kundër nëpër ekrane kanë të drejtë…
Po kanë të drejtë sepse dikush është i shitur, dikush i është veshur politikës e dikush tjetër për inat të vjehrrës shkon e flen me mullixhiun…
Si përfundim dua të citoj thënien e një mikut tim turk që thotë: “Nuk mbeti feja islame ta mbrojmë ne, pasi ai që do ta mbrojë atë dhe Kur’anin është vetë Allahu i Lartmadhëruar. Ne nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të lutemi në mënyrë që ai të na bëjë shkak për ta ruajtur këtë fe”.
Për ta ruajtur s’ka nevojë, por ashtu sikurse kanë të drejtë këta sahanlëpirësit kemi të drejtë edhe ne që gëzojmë hapjen e një xhamie kaq madhështore. Dëshira e donte ta ndërtonim vetë ne, me forcat tona, por pamundësia e kësaj nuk na pengon të falënderojmë popullin turk dhe presidentin e këtij vendi që me lejen e Allahut mundësuan jetësimin e kësaj vepre ikonë.
Një thënie e bukur në kulturën tonë thotë kështu: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara…" Pavarësisht sahanlëpirësve që kanë të drejtë, edhe ne kemi të drejtë të gëzojmë dhe të shpresojmë që Allahu ti japë forcë drejtuesit të kësaj xhamie, të nderuarit imam Gazment Bilal Teqja, që ai ta mbajë me sukses këtë amanet të madh mbi supe dhe kurrsesi të mos ua dorëzojë atë keqbërësve.
Ajo që tashmë është realitet është se kjo xhami do të përmendet deri në fund të botës si xhamia që mbushi plot përplot me gëzim e hare zemrat e miliona muslimanëve shqiptarë në Shqipëri e diasporë, si një xhami që i dha fund përmallimit të të parëve tanë dhe po ashtu, një shuplakë të fortë çdokujt që shpreh ‘tolerancë’ ndaj muslimanëve dhe Islamit sa herë të kalojë pranë saj.
/ Frekuenca.net