Ambasada e Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me SKY Express, bëjnë të ditur nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës.
Fluturimet do të fillojnë më 14 tetor 2024, me pesë fluturime në javë që lidhin dy kryeqytetet, Tiranën dhe Athinën.
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka zhvilluar një takim me themeluesin e “Skyexpress”, Ioannis Grillos ku kanë të diskutuar për këtë hap të rëndësishëm që pritet të rrisë shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Shqipërisë në Greqi thekson se ky partneritet synon të lehtësojë lidhjet ajrore dhe të nxisë turizmin mes dy vendeve./ata