Banka e Shqipërisë bën të ditur se, tregtia tërhoqi rritjen më të madhe të kredisë për biznesin, vitin e kaluar.
Sipas BSH-së, tregtia mbetet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë, me pothuajse 37% të volumit total të disbursimeve të reja.
Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2023 arriti në 80 miliardë lekë, në rritje me 27% krahasuar me vitin 2022.
Referuar statistikave, sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë edhe vitin e kaluar ishte ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 39.6 miliardë lekësh, ose sa 18.2% i totalit. Më pas renditet industria përpunuese, me 24.8 miliardë lekë dhe bujqësia me 2.7 miliardë lekë në total.
Kredia e re për bizneset vitin e kaluar arriti vlerën e 217 miliardë lekëve, në rritje me 16 % krahasuar me vitin 2022./ata