Luciano Spalletti, trajneri i Italisë, shijon këtë trepikësh, por në përfundim të sfidës kundër Shqipërisë kishte kritika në lidhje me paraqitjen e ekipit, priste diçka më shumë, mbi të gjitha nga faza ofensive:


U panë disa gjëra të bukura, por duhet të na dërgojnë diku. Ishte mundësia për të goditur akoma më shumë përpara, por nuk morëm vendimet e duhura, për t’i mbyllur aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpesh shkuam pas, në një kohë që duhet të kishim bërë të kundërtën, të përfundonim aksionin. Në pjesën e dytë, ata bënë diçka më shumë, ndërsa ne u përpoqëm të gjenim pak më shumë hapësira. Barella i zëvendësueshëm? Kjo është një përfaqësuese që mund të bëjë mirë pasi ka 26 lojtarë të fortë”, u shpreh ndër të tjera Luciano Spalletti./BalkanWeb