Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi të premte 2-0 kundër Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Shqiptarët janë pritur si armiq në "Epet Arena", teksa tre flamujt kuqezi ishin me kokën poshtë dhe me shenjën "X" në mes.
Veç saj, harta e Kosovës ishte nën flamurin serb si edhe mbishkrime "Kosova është Serbi", gjë që nxiti reagime të shumta. Për këtë situatë dhe racizmin çek nuk kanë munguar as përleshjet në stadium. Tifozat Kuq e Zi kanë tentuar të vendosin "nderin në vend", duke u përballur me rivalët.
Nga pamjet duket qartë se ka pasur një përleshje në stadium dhe jashtë tij pas ndeshjes, duke u dashur ndërhyrja e policisë dhe sigurisë për të qetësuar situatën.
Ndërkohë për përdhosjen e simboleve kombëtare gjatë gjithë takimit, FSHF ka reaguar duke thënë se do bëjnë ankesë në UEFA. /Shqiptarja