Mbi një sezon veror që e konsideron të suksesshëm, me 9.7 mln vizitorë të huaj nga janari deri në muajin shtator, qeveria projekton edhe Shqipërinë turistike 2030, por drejt turizmit të qëndrueshëm e jo atij masiv.

Në finish synojmë të shkojmë si lider në rajon" tha Kumbaro.

Përballë operatorëve turistikë dhe kryetarëve të bashkive, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro prezantoi strategjinë e re kombëtare të Turizmit 2024-2030, e cila do të hidhet për konsultim publik javën e ardhshme, e që do të mbështetet në aspektin social, mjedisor dhe ekonomik.

“Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe përgatitja e profesionistëve të kualifikuar' tregoi Kumbaro.

Objektivat në strategjinë e re kombëtare janë të qarta, e shifrat për turizmin në 2030 parashikohet të jenë këto

"Synojmë të arrijmë rritjen me 138% të netëqëndrimeve në 2030, rritjen me 4 herë të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga formalizimi i sektorit, rritjet me 65% të të rinjve që do të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve dedikuar turizmit në të gjithë sistemin e mesëm e të lartë, rritjen me 26% t qëndrimit mesatar të turistëve në Shqipëri" tha Kumbaro.

Kumbaro foli edhe për një skemë të re të menaxhimit të hapësirave publike në plazhe që qeveria pritet ta miratojë javën e ardhshme, e që vijës bregdetare do t’i japë një fytyrë të re, pa mbipopullim çadrash e shezlongësh.

"Në çdo 1 km plazh do të ketë minimumi 300 metra plazh publik”.

Reforma në turizëm parashikon që të drejtën për shezlongje private ta kenë vetëm hotelet, edhe ata në varësi të numrit të dhomave dhe me distancë nga njëri tjetri, e jo me beach baret dhe restorantet. Çadrat në të gjithë vijën bregdetare  do të menaxhohen nga bashkitë të cilat do të kenë një çmim tavan dhe të arsyeshëm mbi të cilat nuk mund të kalojnë.

Për të pasur mirëadministrim në gjithë territorin vendi do ndahet në 6 rajone turistike, bregdeti i Adriatikut, rajoni turistik verior, i Tiranës, ai qëndro, i bregdetit të Jonit si dhe rajoni jugor.

Strategjia kombëtare e Turizmit 2024 - 2030 

6 rajohet turistike 
1- Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut
2- Rajoni turistik verior i brendshëm
3- Rajoni turistik i Tiranës
4- Rajoni Turistik Qendror
5- Rajoni turistik i bregdetit të Jonit
6- Rajoni turistik jugor i brendshëm

Ku mbështetet strategjia e turizmit? 
1 -Investimet,
2- Politika fiskale dhe rregullatore në Turizëm
3- Menaxhimi i destinacionevëe
4- Zhvillimi i produktit turistik
5- Marketingu
6 – Përgatitja e profesionistëve të kualifikuar
Kjo e mbështetur në 3 parime bazë
Mbrojtja sociale
Mbrojtja mjedisore
E zhvillimi Ekonomik

/Shqiptarja