Natyra, qetësia dhe trashëgimia e pasur kulturore në Korçë e Pogradec po grishin kureshtjen e të huajve, të cilët këtë vit kanë qenë edhe më të shumtë në numër.

Operatorët turistikë në juglindje thonë se afro 85% e vizitorëve janë të huaj, pjesa më e madhe e tyre, të ardhur nga Europa Perëndimore.

Rritja e numrit të vizitorëve shprehen ata vjen për shkak të punës së mirë që është kryer me agjencitë e huaja.

Përveç këtij bashkëpunimi në zhvillimin e turizmit kanë ndikuar edhe investimet në qytete.

Nga të dhënat e operatorëve turistikë rezulton se juglindja e vendit këtë vit është vizituar nga mbi 600 mijë persona. /Tema