Vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të tejkalojë shifrën e 8 miliardë lekëve, niveli më i lartë në historinë e vendit. Ai do të jetë rreth 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe i rritur me mbi 20 për qind krahasuar me atë të vitit 2022.
Fondi që do iu shpërndahet institucioneve vitin e ardhshëm është duke u hartuar, për të kaluar në komisionet parlamentare në mesin e muajit nëntor.
“Nga viti në vit kemi një rritje të buxhetit në dispozicion. Bëhet fjalë për një shtesë fondesh në vlerën e rreth 300 milionë euro. Kjo bëhet e nevojshme në këtë fazë që zhvillimi po kërkon të ketë”, u shpreh Selim Blliku, ekspert për ekonominë.
Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i orientuar kryesisht te investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mbrojtjen ushtarake.
Kultura Ekonomia dhe Inovacionit dhe Arsimi dhe Sporti. Mbështetja buxhetore do të rritet edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Mbrojtjes.
“Ajo që bie në sy është fakti se “mbrojtja sociale” vijon të marrë pak mbështetje. Në dekadën e fundit buxheti i shtetit zgjeruar rritur me rreth 70 për qind kryesisht nga taksat mbi shtresën e mesme, por rishpërndarja e tij nuk ka shkuar në proporcion për rritjen e kësaj shtrese dhe mbrojtjen e të varfërve”, shton Blliku.
Veç mbrojtjes sociale, buxheti i vitin të ardhshëm parashikon edhe burime të kufizuara në drejtim të investimeve në arsim. Pjesa më e madhe e parave planifikohet të shkojnë për rritjen e pagave të arsimtarëve dhe më pak për ndërtimin e çerdheve, kopshteve apo shkollave.
“Burimet buxhetore kanë synuar të përmirësojnë infrastrukturën e vendit, pa ndihmuar në reforma arsimore që do të orientonin ekonominë drejt një modeli të ri me fitime më të larta”, deklaron eksperti.
Buxheti për vitin e ardhshëm shkon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që pritet të kapë shifrën e mbi 2.5 trilionë lekëve./Tema