Një turist nga Franca, i cili kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun, është shpëtuar nga policia.

Pas marrjes së njoftimit nga salla operative rreth orës 15:30, shërbimet e Policisë Orikum krijuan menjëherë një grup pune dhe nisën kërkimet.

Rreth orës 19:30, në zonën e quajtur “Rushnje” në Karaburun, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Stacionit të Policisë Orikum dhe atyre të ADZM Vlorë, u bë e mundur lokalizimi i turistit francez, në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti falënderoi shërbimet për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar. /vizionplus.tv