Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Shijak mbrëmjen e sotme, në fshatin Xhafzotaj.

Mësohet se dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv